Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka dalë në mbrojtje të kapitenit Cristiano Ronaldo, pas barazimit 1-1 me kombëtaren e D.R. Congo, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye logjike për ta lënë në bankën rezervë një lojtar me instinktin dhe rekordet e tij të jashtëzakonshme para portës.
“Nuk ka asnjë kuptim të lësh në stol golashënuesin më të mirë të futbollit botëror në një ndeshje ku ke nevojë për gola”, deklaroi Martinez, duke nënvizuar rëndësinë që Ronaldo vazhdon të ketë për kombëtaren portugeze.
Deklarata e teknikut spanjoll vjen mes diskutimeve të shumta rreth rolit të Ronaldos në formacionin e Portugalisë, por Martinez mbetet i bindur se eksperienca, lidershipi dhe aftësia e tij për të vendosur ndeshjet e bëjnë atë një armë të pazëvendësueshme për ekipin.



