27 vjet më parë, më 5,6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz të Skenderajt, familja Jashari luftoi me shtetin okupator serb.
Dëshmitarë, ish-ushtarë të UCK-së kanë treguar për emisionin MAT në Klan Kosova e kanë pasur të pamundur ta ndihmonin komandantin legjendar Adem Jashari.
“Për tanke mundem me thanë që janë kanë diku përmbi 100 copa, për njerëz nuk e di”, thotë Emin Lati.
“Këtu veç krisma të topit, mitroleza, armë të rënda, s’ke ni tjetër kurrgjë, edhe pluhur që i rake shpijave, edhe flakë, tjetër s’ke mujt me pa”, vijon ai.
Ndërkaq Nagip Mehmeti tregon se më 6 mars nga distanca ka numëruar të shtënat në një çast në drejtim të kullave të Jasharëve.
“26 herë raketa i ka ra shpijave, 26 herë I kam numru… edhe kulla e Jasharëve kurrë nuk u ra”, tregon Mehmeti.
The post “Mbi 100 tanke”, “26 herë raketë shpijave ju ka ra”, rrëfejnë dëshmitarët për sulmin në Prekaz (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



