Mbyllet pjesa e parë, Arsenali 45 minuta larg ëndrrës

45′

Pjesa e parë midis PSG-së dhe Arsenalit është mbyllur me avantazh minimal prej 0-1 të këtyre të fundit. Ishte Kai Havertz ai që realizoi golin e epërsisë herët në minutën e gjashtë.

45+5′

Fabian Ruiz sërish i rrezikshëm. Topi sidoqoftë përfundon në duart e Rayas.

45+3′

Çfaaaaaarë rasti për Havertz. Bllokohet goditja e tij ndonëse doli ballë për ballë portierit Safonov.

45+2′

Desire Doue godet sërish nga distanca, por edhe ai lart.

45′

Gjyqtari akordon gjashtë minuta lojë shtesë në pjesën e parë.

45′

Ousmane Dembele godet nga distanca. Laart. Shumë lart!

43′

Nuno Mendes depërton në zonë, reagon Hincapie. Topi kthehet te Fabian Ruiz por ai godet me kokë…sërish jashtë portës.

36′

Goditje e lirë për Arsenalin por nuk ndodh asgjë.

25′

Rast i rrezikshëm. Bukayo Saka dërgon topin thellë në zonë, por askush nuk ishte afër sa për t’iu përgjigjur. Nga kjo ka mbetur i lënduar Matvei Safonov.

13′

Fabian Ruiz godet nga një kënd i vështirë, por e dërgon topin sërish jashtë.

11′

PSG-ja tenton për herë të parë, por Fabian Ruiz dërgon topin jashtë portës.

6′

Arsenali po fiton 1-0 ndaj PSG-së pas golit të Kai Havertzit.

 

_______________________________________________________________________________

Ka nisur finalja e Ligës së Kampionëve midis Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.

Përderisa Arsenali kërkon titullin e parë të kampionit të Evropës, Parisi synon të përsërisë suksesin e vitit të kaluar kur vetë e kishte bërë sefte.

Ndeshja po zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, nën gjykimin e referit gjerman, Daniel Siebert.

Për kampionin fillojnë Safonov, Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi, Ruiz, Vitinha, Neves, Dembele, Doue, Kvaratskhelia.

Raya, Hincapie, Gabriel, Saliba, Mosquera, Rice, Lewis-Skelley, Odegaard, Saka, Havertz dhe Trossard startojnë për Arsenalin.

Latest news
Related news