Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka reaguar pas aksionit të fundit për mbylljen e institucioneve paralele serbe në disa rajone të Kosovës.
“ Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria kosovare më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.
Ministria e Jashtme e Francës thekson mes tjerash se ”ky veprim i njëanshëm minon perspektivat e heqjes së masave kufizuese kundër Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të ecur përpara në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”
Mbyllja e institucioneve ilegale serbe më 15 janar u kritikua nga bashkësia ndërkombëre, njofton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



