Në qendër të Gjilanit mbrëmë ka mbretëruar atmosferë festive.
Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një festë pas fitores së mandatit të dytë të kryetarit Alban Hyseni, i cili mposhti kundërkandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli.
Para Teatrit të Qytetit janë parë fishekzjarre, boritë e veturave dhe këngë të ndryshme, teksa simpatizantët e LVV-së kanë shprehur entuziazmin për rezultatin zgjedhor, raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
The post Me fishekzjarre, bori të veturave e këngë, çel mëngjesi në Gjilan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



