Mediat raportuan për një interesim ndaj Olises, Madridi lëshon komunikatë zyrtare

Në mes të raportimeve se Real Madridi e ka vendosur Michael Olise si objektivin kryesor të afatit kalimtar të verës, klubi madrilen ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Sipas mediave ndërkombëtare, ishte raportuar se drejtori ekzekutiv i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, kishte kontaktuar përfaqësuesit e sulmuesit francez për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, klubi spanjoll ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë komunikim, qoftë direkt apo indirekt, me lojtarin, përfaqësuesit e tij apo rrethin e tij.

Në deklaratën zyrtare, Real Madridi sqaron se “nuk ka pasur asnjë kontakt me Michael Olise apo me askënd nga rrethi i tij”, duke i cilësuar raportimet si spekulime të pabazuara.

Michael Olise vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në futbollin evropian, pas një sezoni të shkëlqyer me Bayern Munich, ku ka qenë një nga lojtarët kyç në suksesin e skuadrës drejt titullit kampion.

Latest news
Related news