Meghan Markle akuzohet se ka kopjuar stemën spanjolle për brendin e saj “As Ever”

Dukesha e Sussex, Meghan po akuzohet për plagjiaturë të stemës së një qyteti të Spanjës.

Bëhet fjalë për logon e brendit “As Ever”, e cila ka ngjashmëri me logon e komunës së Mallorcas, Porrores, transmeton Klankosova.tv

Logoja e Meghan Markle për As Ever (majtas) pranë stemës së Porreres (djathtas).

Francisca Mora Veny, kryebashkiake e Porreres për gazetën The Sun tha: “Ne do t’i kërkojmë Meghan të heqë logon nga uebfaqja e tyre”. 

Logoja “As Ever” thuhet se i bën homazh Montecitos, ku jetojnë Sussexes, me palmën që përfaqëson shtëpinë e tyre dhe kolibrët thuhet se mbajnë lidhje personale për Princin Harry .

The post Meghan Markle akuzohet se ka kopjuar stemën spanjolle për brendin e saj “As Ever” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news