MicroStrategy shpenzon edhe 1.1 miliardë dollarë të tjera për të blerë Bitcoin

MicroStrategy zgjeroi rezervën e sja të Bitcoin duke blerë 11 mijë BTC për 1.1 miliardë dollarë një ditë pas inaugurimit të presidentit Amerikan Donald Trump.

Blerja më e fundit e dërgon totalin e Bitcoin në pronësi të MicroStrategy në 461,000 BTC për të cilat ka paguar mesatarisht 63,610 dollarë përfshirë komisione dhe shpenzime të tjera sipas Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC.)

Në total MicroStrategy ka paguar 29.3 miliardë dollarë për blerjen e Bitcoin-ëve që posedon. Blerja më e fundit i kushtoi kompanisë 101,191 dollarë për Bitcoin.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit në 109 mijë dollarë nën spekulimin për politika pro-kripto me administratën e re të Trump. Megjithatë çmimi tregoi një korrigjim në 105,072 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinGecko.

Pavarësisht optimizmit, Trump nuk nënshkroi asnjë urdhër ekzekutiv në lidhje me kriptoasetet në ditën e parë të tij, duke lënë industrinë të paqartë me qëndrimin e administratës së tij.

/PCWorld Albanian

Latest news
Related news