Ministri Peci zgjedh fyerjet në vend të sqarimeve ndaj MehmetajSinjali

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me akuza të rënda për një kontratë të dyshimtë që, sipas gazetarit hulumtues Lirim Mehmetaj, i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm prej rreth 60 milionë eurosh, raporton Gazeta Sinjali.

Kontrata në fjalë, e nënshkruar më 10 janar 2025, lidhet me projektin “Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore” dhe është bërë me një kompani të sapoformuar private.

Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro”, tha Mehmetaj.

Derisa, Faton Peci reagoi duke thënë: Dil, Lirim M. Zëdhënës i Krimit, tregoji prokurorisë e hetuesisë se ku është ndërlidhja e shtëpisë së Presidentes me Ministrinë e Bujqësisë dhe Faton Pecin!

Dil e trego, se si ia paskam ndërtuar shtëpinë, jam kurioz me ditë.

Trego Lirim M. ku janë paratë e Operatorit Ekonomik “Apetit” që i paskam marrë unë!“, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news