“Mission Failed” kap dy persona për kontrabandë, procedohen katër doganierë (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht” , pasi u kapën duke transportuar veshje kontrabandë nga Greqia, ndërsa katër punonjës të Degës Doganore Kapshticë janë proceduar penalisht për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Operacioni i koduar “Mission Failed” është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, për të goditur veprimtarinë kriminale të kontrabandës së mallrave. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan dy automjete në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, duke zbuluar veshje të dyshuara se janë kontrabanduar nga Greqia, pa u paguar taksat doganore, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë operacionit, u sekuestruan veshjet, dy automjete dhe tre celularë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post “Mission Failed” kap dy persona për kontrabandë, procedohen katër doganierë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news