Monika Salihu flet për në lojën e BBVA: Gjesti duhet të fitojë (VIDEO)

Këngëtarja Monika Salihu, e cila ishte edhe banore e Big Brother VIP Kosova 2, ka folur për lojën që është duke bërë Gjesti në Big Brother Vip Albania.

Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se Gjesti duhet ta fitojë lojën atje.

“Gjesti në Shqipëri duhet të fitojë nuk ka fjalë, këtë vit Big Brother duhet të thirret Gjesti, sado që ka hyrë pak në gjynah me Eglin, por është i ri edhe po e sheh gabimin e tij”.

“Jemi duke folur vetëm për si lojtar pa Eglin, definitivisht këtë vit Big Brother-in në Shqipëri e ka ngritur Gjesti”, ka thënë Monika. /Klankosova.tv

The post Monika Salihu flet për në lojën e BBVA: Gjesti duhet të fitojë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news