Moti ekstrem, edhe Spanja përjeton ditët e saj më të nxehta të qershorit

Pas Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa shteteve të tjera, edhe në Spanjë janë thyer rekordet e ditëve më të nxehta që janë regjistruar në këtë periudhë të muajit qershor.

Ditët e fundit në Spanjë janë përfshirë me temperatura ektreme, duke kaluar ditët më të nxehta që në këtë vend nuk janë regjistruar që nga viti 1950.

Cantabria, në bregun verior të Spanjës, temperaturat kanë shkuar deri në 43.7 Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar për rajonin.

Ndërkaq, në disa pjesë tjera, temperaturat mesatare ditore kanë arritur në 28,08 Celsius.

Derisa, rekordet janë thyer edhe për temperaturat gjatë natës, me ç’rast netët e së hënës dhe të së martës ishin më të ngrohtat të qershorit në Spanjë.

Një pjesë e rekordeve lokale të nxehtësisë janë thyen në të gjithë qarkun, veçanërisht në veri ku temperaturat janë zakonisht më të ftohta. /Klankosova.tv

Latest news
Related news