Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike.

“Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike 🧾. Sikurse çdo vit tashmë, programi mbulon periudhën 6-mujore të dimrit (tetor-mars). Subvencioni bëhet çdo muaj direkt në faturë dhe mund të shihet në llogarinë online që keni me furnizuesin. ⚡️💡🔌Ndërkaq, njëri nga 5 vendimet e para në mandatin pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionim të faturave të atyre që kursejnë energjinë elektrike, masë përmes së cilës në të kaluarën ishin mbështetur mbi 200 mijë familje”, ka shkruar Murati.

Latest news
Related news