Oklahoma City Thunder pret sonte San Antonio Spurs në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare që çon në finalet e NBA-së.
Atyre do t’iu mungojë lojtari i dytë më i mirë, Jalen Williams, i cili u kthye për vetëm dhjetë minuta në përballjen e gjashtë, por nuk po bëhet rehat nga lëndimer.
Pos tij, OKC-së do t’i mungojë edhe Ajay Mitchell, teksa Spursat hyjnë me forcë të plotë.
Përderisa Thunder, të udhëhequr nga Shai Gilgeous-Alexander, duan ta mbrojnë titullin kampion, Spursat kërkojnë finalen e parë pas 12 vjetësh të udhëhequr nga Victor Wembanyama.



