Komuna e Malishevës, ndonëse e vogël nga sipërfaqja, hallet e problemet brenda saj nuk mungojnë.
Mbi 56 mijë banorë të Komunës së Malishevës çdo ditë përballen me telashe prej më të ndryshmeve e 4 prej tyre në një ditë të zakonshme në këtë qytet, u ndalën para mikrofonit të Kiksit për të treguar hallet që i preokupojnë më së shumti, raporton Kiks Kosova.
Sipas Afrim Zogajt nga fshati Llozicë, në projektin “Malisheva Urbane” që është më i madhi që është bërë ndonjëherë në këtë qytet, punimet janë duke u vonuar. Përveç kësaj, sipas Zogajt, probleme kanë edhe me rrugën regjionale Kijevë-Malishevë ngase e njëjta është dëmtuar goxha shumë.
Ankesë tjetër ishte ajo e Nuhi Hotit nga fshati Carrallukë, që thotë për Kiksin se qentë endacakë janë bërë shqetësim i madh për të gjitha grupmoshat në këtë komunë dhe fshatrat përreth.
Ndonëse një tjetër banor i kësaj ane thuri veç lavde për kryetarin e kësaj komune, Ekrem Kastratin, sipas tij asnjë telashe nuk e kanë përveç ujësjellësit ku disa lagje nuk e kanë ende por që falë bunarëve që kanë hapur, po arrijnë të bëjnë zgjidhje.
E Rexhep Telaku, ndonëse ankesa për komunën e tij nuk pati, ai zgjodhi që të ankohej për diçka tjetër, papunësinë në Kosovë dhe ikja e të rinjve nga Kosova. /Klankosova.tv
The post Në Carrallukë, banorët në hall me qentë endacakë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



