Në vendin e ngjarjes intervenuan edhe zjarrfikësitSinjali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Jabllanicë në Gjakovë, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar.

Sinjali ka raportuar se fëmijët janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare, nga familjet Ramaj, Morina dhe Mehmetaj.

Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës. 

Në vendin e ngjarjes, përveç njësiteve policore dhe ambulancës, kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar në lidhje me rastin. 

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. 

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të këtij rasti.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news