Neuer shpallet “Lojtar i javës” në Champions

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij, sidomos kundër Real Madridit, në “Santiago Bernabeu”, ku bavarezët triumfuan me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale në Champions League.

Ai u shpall edhe zyrtarisht lojtar i kësaj xhiroj në garën më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.

Në përballjen kundër “Los Blancos”, Neuer ishte një nga figurat kryesore i cili me pritjet e tij vendimtare mbajti gjallë epërsinë e skuadrës së tij.

Në moshën 40-vjeçare, portieri gjerman tregoi refleks të jashtëzakonshëm dhe qetësi në momentet më kritike, duke u bërë pengesë e pakalueshme për sulmuesit madrilenë.

Performanca e tij u vlerësua si vendimtare në një nga stadiumet më të vështira në botë.

Latest news
Related news