Manuel Neuer do të vazhdojë rrugëtimin me Bayern Munchenin.
40 vjeçari ka arritur marrëveshje me bavarezët deri në qershor të vitit 2027, shkruan Bild transmeton Klankosova.tv.
Në ditët e ardhshme priet miratimi përfundimtar nga ana e avokatëve të të dyja palëve.
Më pas pritet edhe nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.



