Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot, Abdixhiku: Fitore po, por fitore me dinjitet

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, po thotë se ringritja është e pandalshme ndërsa shpreh qëndrimin e tij të palëkundur për fitore me dinjitet.

Ai fton qytetarët sot për tubim masiv në Dragash, transmeton klankosova.tv.

”Rrënjët janë të thella!

Prandaj ringritja është e pandalshme!

Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot. Në Dragash takohemi në një tubim masiv; për të vazhduar në Bllacë të Suharekës e në Arbëri të Prishtinës!

Mbajeni frymën pozitive. Mbajeni njerëzoren si vlerë. Fitore po, por fitore me dinjitet. E ardhmja e Kosovës është e bukur!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news