Nico kërkon të transferohet te Barcelona, Bilbao nuk pranon pagesë me këste

Nico Williams dhe agjenti i tij kanë informuar klubin Athletic Bilbao për dëshirën e lojtarit që të bashkohet me Barcelonën.

Megjithatë, klubi bask nuk është i gatshëm të pranojë pagesën në këste dhe kërkon vetëm shlyerjen e plotë të klauzolës së lirimit, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Ndërkohë, marrëveshja mes Barcelonës dhe Nico Williams për kontratën deri në qershor 2031 është arritur dhe Bilbao është njoftuar për këtë.

The post Nico kërkon të transferohet te Barcelona, Bilbao nuk pranon pagesë me këste appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news