Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV për të drejtën e gjuhës shqipeSinjali

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë, si dhe i atyre të ardhur nga Maqedonia e Veriut, ka nisur në sheshin “Skënderbej”, prej nga është paraparë të vazhdojë marshimi drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Me thirrjen “Ne jemi bashkë”, studentët po zhvillojnë protestën në Tiranë, në shenjë mbështetjeje për kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut, të cilët pak ditë më parë nuk ishin lejuar t’i bashkoheshin protestës së zhvilluar në Shkup.

Protesta po zhvillohet si reagim ndaj vendimeve të autoriteteve maqedonase, të cilat nuk kanë lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kërkesë që studentët e kanë ngritur edhe në tubimet e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news