Nis transmetimi direkt në Klan Kosova i ndeshjes Angli-Shqipëri

Në Klan Kosova, televizionin më të madh në vend, po transmetohet ndeshja Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2026.

Shqipëria e nis sonte kampanjën kualifikuese për kampionatin botëror, direkt nga stadiumi ikonik anglez, “Wembley”.

Kundërshtar i “Shqiponjave” është një prej emrave më të spikatur të futbollit evropian, Anglia.

Kjo shfaqje spektakolare futbollistike e cila nis në orën 20:45, transmetohet ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt në televizionin numër një në vend.

Klan Kosova do të shfaqë për shikuesit shqiptarë, çdo detaj nga ky ballafaqim fantastik dhe shumë i rëndësishëm për rrugëtimin “Kuq e Zi” në eliminatoret e Botërorit 2026.


1′ – Të parët që luajnë me topin janë lojtarët kuqezinjë.

The post Nis transmetimi direkt në Klan Kosova i ndeshjes Angli-Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news