Nisin xhirimet e filmit “Për sa t’ketë det”

Kanë nisur xhirimet për filmin “Për sa t’ketë det”, filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Sovran Nrecajt, me producente Aurela Kadriun.

“Për sa t’ketë det” i shikon në afërsi dhimbjet e pafolura dhe jetët që pritja i mban pezull. I vendosur në një shoqëri që përpiqet të rindërtojë veten pas konfliktit, filmi nuk kërkon heronj apo fitimtarë, por futet në brishtësinë e jetës së një familjeje të formësuar nga humbja.

Në role kryesore luajnë: Ilire Vinca, Alban Ukaj, dhe Yzeir Meha, ndërsa në role të tjera: Refet Abazi, Melihate Qena, Molikë Maxhuni, Valdrin Osmani, Ernest Malazogu, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi, Blend Sadiku, Ermal Sadiku, Ideal Nrecaj.

Filmi aktualisht është në fazë të xhirimeve në Kosovë./Klankosova.tv

Latest news
Related news