Nuk i linte të qetë, Gjesti i hedh kovë me ujë Jozit për ta larguar nga sauna

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 ka qenë me përplot surpriza.

Dy finalistët tani të shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, gjersa dy të tjerë do të zgjedhen të shtunën.

Ndërkaq katër banorë të tjerë do të largohen përfundimisht nga gara dhe çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Foto: Screenshot/TikTok

Pas spektaklit, Egli Tako dhe Gjesti janë larguar nga pjesa tjetër e shtëpisë për të qëndruar në saunë.


“Duhet të bëjmë një luftë” - Gjesti i kërkon Eglit të realizojnë një plan për të shkuar në finale

Lexo po ashtu
“Duhet të bëjmë një luftë” – Gjesti i kërkon Eglit të realizojnë një plan për të shkuar në finale

Në një moment ka hyrë Joz Marku, i cili nuk i ka lënë të qetë duke hedhur batuta me ta.

Foto: Screenshot/TikTok

Këngëtari pejan i kërkoi që të dilte jashtë dhe të mos i pengonte pasi që nuk donin të kishin debate me të.

Jozi nuk pranoi derisa Gjesti më pas i hodhi një kovë me ujë për të larguar nga vendi.

“Dil, dil vëlla jashtë. Të lutem kaq. Na lër të qetë. Që nuk do me na lënë të qetë gjumë nuk ka”, tha ai. /Telegrafi/

The post Nuk i linte të qetë, Gjesti i hedh kovë me ujë Jozit për ta larguar nga sauna appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news