“Nuk të dua më” – sërish përplasje mes Jozit dhe Loredanës

Krahas Egli Takos dhe Gjestit, raporti i Joz Markut me Loredana Bratin nuk është në ditët e tyre më të mira.

Ata këto ditë kanë pasur përplasje të shumta me njëri-tjetrin duke mos u pajtuar në shumë raste.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), të njëjtit gjithashtu u panë duke diskutuar për këtë marrëdhënie.

“Nuk meriton as të të flas”, iu drejtua në një moment Jozi – Lorit.


Loredana ia bën të qartë Jozit: Nga sot, unë nuk ekzistoj më në këtë shtëpi për ty

Lexo po ashtu
Loredana ia bën të qartë Jozit: Nga sot, unë nuk ekzistoj më në këtë shtëpi për ty

“Nuk të dua më”, ia ktheu banorja.

“E di nuk më ke dashur kurrë”, shtoi në vazhdim të bisedës këngëtari.

Ata tani po luftojnë për finalen e madhe duke qenë se kanë ngelur vetëm dy vende të lira. /Telegrafi/

The post “Nuk të dua më” – sërish përplasje mes Jozit dhe Loredanës appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news