“O Zot i madh më ndihmo” – Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 si detyrë nga Vëllai i Madh kanë patur për të shkruar nga një letër për personin e zemrës.

Kjo në prag të Festës së të Dashuruarve apo Shën Valentinit, i cili shënohet më 14 shkurt.

Gjesti ka shkruar një letër për ish-partneren e tij, Diellzën, me të cilën ka qenë në lidhje për pesë vjet.

Foto: Screenshot/Instagram

Në oborr atyre i ishte rregulluar një ambient romantik, ku edhe do të lexonin letrat.


Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Lexo po ashtu
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti u largua nga banorët e tjerë në momentin që i erdhi radha për të lexuar letrën.

Ai shkoi në dhomë të gjumit dhe tha: “I kemi hyrë fellit. Oh Zoti i Madh, më ndihmo. Pasha Allahun, asnjë mesazh, asgjë”.

Egli nga ana tjetër i kishte kushtuar një letër Gjestit, për të cilin ka pranuar se ka ndjenja. /Telegrafi/

The post “O Zot i madh më ndihmo” – Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news