Ofertë bombastike nga Premier League për Dani Olmon

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Dani Olmo është bërë objektiv kryesor i Arsenal për afatin kalimtar veror.

Trajneri Mikel Arteta e sheh mesfushorin spanjoll si përforcimin ideal për repartin ofensiv, sidomos në rast të largimit të Martin Odegaard.

Raportohet poashtu se klubi londinez raportohet se është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga lojtari.

Edhe pse Olmo ka kontratë afatgjatë me Barcelonën, situata financiare e klubit katalanas mund ta bëjë tërheqëse ofertën e klubit anglez. /Klankosova.tv

Latest news
Related news