Pa pagesë për kujdestaritë e shkurtit, ankohen infermierët e QKUK-së

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka pranuar shumë ankesa nga infermierët e QKUK-së se për muajin shkurt nuk do t’i marrin paratë e kujdestarive të mbajtura.

Sipas tyre, bëhet fjalë për 7 deri në 8 sosh në vlerë të 250 eurove.

Këtë e konfirmon edhe Sindikata e Infermierëve që përfaqëson QKUK-në, ku Blerim Morina tregoi se e ka nënshkruar vendimin për marrjen e pagës për këtë muaj, por jo edhe atë të kujdestarive.

Në anën tjetër, jo të rralla janë ankesat e infermierëve brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës  për mbingarkesë të madhe të punës sidomos në ndërrimet e natës ku 1 deri në 2 infermierë iu shërbejnë deri në 20 pacientëve në repart.

Edhe për këtë çështje ka raportuar Klan Kosova, disa herë.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në adresë të QKUK-së rreth kësaj teme dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

 

Latest news
Related news