Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani është parë duke marrë pjesë në një event bamirës të Laureus Sport for Good, vetëm pak kohë pas periudhës së rikuperimit nga lëndimi.
Futbollistja ka ndarë edhe një mesazh në rrjete sociale, duke shkruar: “Është gjithmonë frymëzuese të marrësh pjesë në një event bamirës të Laureus Sport for Good”.
Kosovare Asllani operohet në gju, merr mbështetje nga Florentino Perez
Pjesëmarrja e saj është mirëpritur nga fansat, të cilët kanë vlerësuar rikthimin e saj në aktivitete publike dhe angazhimin në kauza humanitare, pavarësisht sfidave me lëndimin. /Klankosova.tv



