Pas skandalit në BBVA, reagon edhe motra e Gjestit: Ju jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen

Ngjarja e mbrëmshme në Big Brother VIP Albania, ku banori Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi, ka shkaktuar një reagim të madh në rrjet dhe ndjeshmëri të thellë nga publiku.

Pamjet e momentit ku Jozi ndërhyn fizikisht ndaj Gjestit kanë sjellë një valë reagimesh dhe mbështetjeje ndaj këtij të fundit – jo vetëm nga ndjekës të shumtë, por edhe nga persona të afërt të tij.

Një ndër zërat më domethënës që ka thyer heshtjen është ai i motrës së Gjestit, e cila ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të shkurtë, në Instagram.

Foto: Blerina Kelmendi/InstaStory

Ajo ka shprehur falënderime të thella për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që familja e tyre ka marrë pas ngjarjes së papritur brenda shtëpisë së famshme.


Momenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin për finalistët

Lexo po ashtu
Momenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin për finalistët

“Në pamundësi për t’i kthyer të gjitha mesazhet, për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni treguar për të” – shkruan ajo në InstaStory.

Motra e Gjestit nuk ka zgjedhur të komentojë direkt mbi produksionin apo vendimet që do merren, por ka fokusuar mesazhin e saj në vlerësimin për solidaritetin që i është ofruar vëllait të saj nga publiku. /Telegrafi/

@rmcf90

#gjestioffical🧸 #gjesti #gjest #bigbrotheralbaniavip #bigbrothervipalbania #bbva #fyp

♬ original sound – rmcf90

The post Pas skandalit në BBVA, reagon edhe motra e Gjestit: Ju jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news