“Pazar me jetën e qytetarëve”: Ilaçet e sëmundjeve të rënda tregtohen online (VIDEO)

Kreativitetit të shqiptarëve për mashtrime, po ua shohin sherrin qytetarët e vendit.

Ankesa për mashtrime të formave e për produkte të ndryshme, vijnë çdo ditë në adresë të KIKS Kosovës.

E ndër vite, ekipi i KIKS-it nuk la mashtrim pa demaskuar, në mënyrë që të paralajmërojë qytetarët që të mos bijnë pre e tyre.

Mashtrimi i fundit i cili pushtoi të gjitha rrjetet sociale qe ai me porosi të humbura.

Dhjetëra faqe nëpër internet, premtonin qytetarët që me 10-15 euro do u sjellin porositë që kompania botërore Amazon nuk i dorëzoi kurrë.

E sipas fatit të individit, atyre do kishte mundësi të u vinin produkte të shtrenjta apo elektronike pra porosi në mënyrë misterioze.

Që informacionet të i siguronte prej dorës së parë, KIKS-i u kamuflua si qytetar i thjeshtë dhe bëri porosinë.

Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:

Latest news
Related news