Të premten në Pejë një grua ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka njoftuar se po kanoset nga ish-bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës.
“Është raportuar se një femër kosovare, ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti- i dyshuari mashkull kosovar i cili jeton jashtë vendit. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.



