“Do të të mbys” – Gruaja denoncon bashkëshortin nga Amerika për vite terror psikologjik, fati i djalit 12-vjeçar ndan familjenSinjali

Një histori e rëndë e dhunës në familje, që sipas denoncimit ka zgjatur për më shumë se një dekadë dhe ka vazhduar edhe përtej oqeanit, është raportuar në Policinë e Kosovës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se A. S.-Z, rreth 49-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj, J. S., rreth 46-vjeçar, duke pretenduar se gjatë 13 viteve të martesës ka qenë vazhdimisht viktimë e dhunës psikologjike, ndërsa në të kaluarën edhe e dhunës fizike, raste të cilat, sipas saj, ishin raportuar edhe te autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i dyshuari ndodhet aktualisht.

Sipas kallëzimit, edhe pse ndodhej jashtë Kosovës, ai nuk kishte ndërprerë presionin ndaj saj. Përmes rrjeteve sociale, dyshohet se i dërgonte vazhdimisht mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke i shkruar se “do ta mbyste”, çka e kishte detyruar gruan të largohej nga shtëpia që kishin ndërtuar së bashku në Vitomiricë dhe të strehohej te familja e saj në Radavc.

Në këtë konflikt është përfshirë edhe djali 12-vjeçar i çiftit. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, i mituri ka deklaruar se dëshiron të jetojë te xhaxhallarët e tij në Vitomiricë dhe nuk dëshiron të kthehet te nëna, duke pretenduar se në vendin ku ajo po qëndron nuk ndihet i sigurt dhe përballet me ngacmime nga bashkëmoshatarët.

Pas procedurave, fëmija është kthyer te familja e babait, ndërsa viktima ka mbetur te familja e saj.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”. Policia është duke ndërmarrë veprime për sigurimin e prezencës së të dyshuarit, i cili ndodhet jashtë Kosovës, me qëllim intervistimin dhe vazhdimin e procedurave penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news