James Rodriguez është padyshim ikonë e kombëtares së Kolumbisë.
Përkushtimin që e ka pasë ndaj kombëtares, së paku historiku e tregon, që nuk e ka pasë për asnjë klub në të cilin ka luajtur.
Ai më shumë ndeshje ka të zhvilluara për kombëtaren e tij se sa për cilindo klub në të cilin ka luajtur përgjatë viteve.
Mesfushori numëron 131 paraqitje për Kolumbinë, gjashtë më shumë se sa për Real Madridin, 125.
Ndërkaq, te Porto ai numëron 108 ndeshje, e te Bayern Muncheni 67 sosh.



