Përleshje mes dy shtetasve turq në Prishtinë, konflikti dyshohet se nisi për borxhe (EMRAT)Sinjali

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në rrugë në vendin tonë. Një situatë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku dy shtetas turq janë përfshirë në një përplasje të dhunshme në ambientet e hotelit “Nartel” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 19:00 është raportuar incidenti, pas të cilit në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të përfshirët në këtë përleshje janë Erol Sunar, rreth 57-vjeçar, dhe Aytekin Sismek, rreth 53-vjeçar, të cilët pas përplasjes kanë marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara, e më pas janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Sipas informatave të para, përplasja dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje për borxhe, ndërsa të dy personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale “Sulm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news