Përleshje në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë – një punëtor godet kolegun me grusht, ndërhyn EmergjencaSinjali

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, ku dy punëtorë të stafit ndihmës janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje të brendshme,.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime brenda stafit të shkollës se sot pas një debati për orarin e punës, njëri nga punonjësit, Sulejman Hasani, 53 vjeçar e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, Ilmi Buzoku, 55 vjeçar, duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në gjoks.

Ngjarja është parë nga një punëtore tjetër e shkollës, e cila ka konfirmuar se Hasani e ka goditur disa herë Buzokun me grusht.

Pas përleshjes, të dy janë larguar nga ambientet e shkollës, ndërkohë që për njërin prej tyre është kërkuar ndihmë mjekësore në shkallë urgjente.

Ende nuk kemi informacione se a është raportuar ky rast në Polici.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news