Përurohet shtatorja e heroit Selman Kadria në Istog

Në ditën e çlirimit të Istogut, është përuruar shtatorja e heroit Selman Kadria.

Ajo është vendosur pranë Qendrës së Kulturës “Adem Jashari” në qytetin e Istogut, si shenjë nderimi për kontributin e tij në historinë kombëtare, njofton Klankosova.tv.

Të pranishëm ishin kryetari i Komunës Ilir Ferati, deputeti nga rradhët e AAK-së, Bekë Berisha, si dhe qytetarë të shumtë.

The post Përurohet shtatorja e heroit Selman Kadria në Istog appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news