Pesë kandidatë në garë për Kryeprokuror, intervistat mbahen javën e ardhshmeSinjali

Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbajtur sot një takim për të avancuar procedurat e konkursit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes.

Takimi u kryesua nga Arian Gashi, në cilësinë e kryesuesit të panelit, me pjesëmarrjen e anëtares Elza Bajrami-Kastrati, ndërsa Visar Krasniqi mori pjesë përmes platformës Zoom.

Gjatë takimit, anëtarët e panelit kanë caktuar datën dhe orarin zyrtar për intervistimin e kandidatëve që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, intervistat do të mbahen më 1 korrik 2026, në objektin e KPK-së në Prishtinë.

Hartimi i pyetjeve standarde do të nisë në orën 08:00, ndërsa intervistat me kandidatët do të fillojnë nga ora 11:00.

Sipas orarit të publikuar, kandidatët do të intervistohen në këtë renditje:

Atdhe Dema – ora 11:00

Naim Abazi – ora 13:00

Rafet Halimi – ora 14:15

Shqipdon Fazliu – ora 15:30

Zejnulla Gashi – ora 16:45

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë të monitorojnë procesin të konfirmojnë pjesëmarrjen e një përfaqësuesi deri më 26 qershor 2026, për shkak të hapësirës së kufizuar në sallën ku do të zhvillohen intervistat.

Kujtojmë se vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më 18 maj 2026.

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kishte paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por Gjykata e kishte refuzuar kërkesën dhe se tash lënda gjendet në procedurën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news