
Sipas ekipit të Pixels Production, filozofia e kësaj oferte është e thjeshtë: “Bizneset nuk kanë gjithmonë nevojë për marketing tani, por gjithmonë kanë nevojë për një partner të besueshëm kur vjen momenti. ” Në vend që të ndjekë trendin klasik të zbritjeve të shpejta, kompania ka vendosur të krijojë një produkt që reflekton realitetin e tregut – ku planifikimi është po aq i rëndësishëm sa kreativiteti.



