Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” mbrëmë në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit janë në arrati.

Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa thotë se rasti po hetohet.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh./Klankosova.tv

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë

I plagosuri në Prishtinë po lufton për jetën (VIDEO)

 

Latest news
Related news