“Plaku i Bregut” ende në koma, konfirmohet gjendja e tij nga QKUK-ja

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku” ende është në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të rënda që ka marrë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pak ditë më parë.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje kanë dhënë për Klankosova.tv nga Klinika Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku Vitija po trajtohet.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha se pacienti vazhdon të jetë në kujdes intensiv dhe i lidhur për aparatura mjekësore.

“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i lidhur për aparatura mjekësore dhe i varur nga to. Vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe t’i kryejë të gjitha ekzaminimet laboratorike, radiologjike të nevojshme. Gjendja e tij është edhe më e rëndë”, ka deklaruar Uka për Klankosova.tv.

Hakmarrja në Bregun e Diellit, ky është ‘Plaki’ që u plagos sonte dy vjet pasi tentoi ta vras një person

Harbin Vitija, ishte qëlluar me armë zjarri nga persona të maskuar, të cilët ende ndodhen në arrati.

 

Latest news
Related news