Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës po trajtohet aktualisht në QKUK.
Nga pamjet e publikuara në T7 shihet se gjatë transferimit në urgjencë, i dyshuari kishte një plagë në fytyrë.
Burimet brenda Klankosova.tv po ashtu bëjnë të ditur se ai ka edhe tre plagë të tjera në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Njëherësh, dyshohet se në abdomen mund të ketë më shumë se tre predha të plumbit.
“Tri plagë në bark”, detaje të tjera rreth plagosjes së të dyshuarit për vrasjen në Malishevë
The post Po trajtohet në QKUK, dalin pamjet e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë appeared first on Klan Kosova.



