Polici që mohoi sulmin e Lushtakut ndaj eskortës së Kurtit suspendohet nga detyraSinjali

Pushteti i Albin Kurtit ka suspenduar rreshterin e Mbrojtjes së Afërt, G.M., pasi ai kishte deklaruar se Sami Lushtaku, më 31 janar 2025, nuk kishte tentuar ta sulmonte eskortën e Policisë së Kosovës.

Burimet e VOX Kosova bëjnë me dije se suspendimi ka ndodhur pasi në RTK u publikua raporti policor lidhur me këtë rast.

E gjithë kjo erdhi pas një deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në KTV, ku ai tha se kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me veturën zyrtare kishte tentuar të shkaktonte një incident në komunikacion me eskortën zyrtare.

Kjo deklaratë u mohua nga Sami Lushtaku, çka më pas rezultoi me publikimin e raportit policor nga Televizioni Publik i Kosovës. Raporti përfshinte deklaratën e rreshterit G.M., i cili kishte thënë se “vetura e dyshuar (e Sami Lushtakut) ka bërë vetëm kyçje të vrullshme, por nuk ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Albin Kurti”.

Megjithatë, ky deklarim duket se i kushtoi me suspendim.

Raportohet se masa nuk është ndërmarrë nga Inspektorati Policor i Kosovës, por drejtpërdrejt nga Policia e Kosovës, institucion që mbikëqyret nga Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news