Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore lidhur me rastin e rëndë në Gadime të Lipjanit, ku një burrë tentoi ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha për Klankosova.tv, se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për kapjen e të njëjtit.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.
Ndryshe, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e viktimës është stabile dhe po vijon trajtimi i saj në Qendrën Emergjente.
Ky është burri që tentoi ta vras ish-gruan në Lipjan, po kërkohet nga Policia
Rasti tronditës në Lipjan, kjo është gjendja e gruas që u godit me sëpatë
The post Policia deklarohet për tentim vrasjen në Gadime të Lipjanit appeared first on Klan Kosova.



