“Policia e Kosovës”, klubi më i ri basketbollistik në vend

Ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të policisë, ku sot është themeluar Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës”.

Në njoftim, policia bëri të ditur se pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur edhe struktura udhëheqëse e klubit.

“Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se “Policia e Kosovës”, me përkrahje të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme, klubi do të jetë pjesë e garave shtetërore.

The post “Policia e Kosovës”, klubi më i ri basketbollistik në vend appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news