Një tjetër aksion i suksesshëm policor është zhvilluar në Gjakovë, ku është goditur veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se gjatë një bastisjeje të zhvilluar më herët, Policia ka ndërhyrë në një lokacion ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati në mënyrë të jashtëligjshme.
Operacioni ka rezultuar me arrestimin e dy personave, të cilët dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në bixhoz të paligjshëm.
Gjatë aksionit janë sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë pajisje që shërbenin për funksionimin e aktiviteteve të ndaluara me ligj.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të vendoset për të arrestuarit se duhet dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre të iniciohet procedurë penale.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja rreth këtij aksioni sapo të ketë zhvillime.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



