Polonia arreston të dyshuarin për vrasjen e artistit rus kritik ndaj Putinit, thotë Tusk

Një i dyshuar për vrasjen e një shtetasi rus është ndaluar, tha të enjten kryeministri polak Donald Tusk, pasi një artist kritik ndaj Presidentit Vladimir Putin u qëllua për vdekje në Poloninë lindore këtë javë.

I dyshuari u ndalua nga policia në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Brendshme të Polonisë, tha Tusk në X, duke shtuar se burri po përdorte një pasaportë gjeorgjiane. Policia lokale në Lublin tha se dokumenti i përkiste një burri 36-vjeçar.

Prokurorët kanë thënë se viktima, e identifikuar si Robert Kuzovkov dhe i njohur gjithashtu si Semyon Skrepetsky, u godit nga pesë plumba, përfshirë një në kokë. Dy bjellorusë janë ndaluar gjithashtu në lidhje me vrasjen në qytetin Biala Podlaska, por nuk janë akuzuar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kuzovkov ishte i njohur për punën e tij kritike ndaj autoriteteve të Rusisë dhe kohët e fundit kishte organizuar një protestë në Berlin. Autoritetet po punojnë për të identifikuar personin që urdhëroi vrasjen, tha Tusk, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët të enjten, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Wladyslaw Bartoszewski i tha Radio Zet se “çeçenët, të cilët ky burrë i kishte sulmuar rëndë, janë gjithashtu potencialisht të dyshuar”.

 

Latest news
Related news