Një rast i pazakontë është shënuar të martën në Lipjan, ku një person është kapur duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se më 29 prill 2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Avdi Kelmendi”, një qytetar ka raportuar se një person i panjohur i ishte prezantuar si polic.
Pas njoftimit, patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka shoqëruar të dyshuarin, i identifikuar si Lulëzim Selmani, 43-vjeçar, në Stacionin Policor të Lipjanit.
Gjatë verifikimeve është konstatuar se Selmani nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Kosovës dhe ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme.
Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është hapur rast penal për “Prezantim i rremë si person zyrtar”, dhe procedura do të vazhdojë në gjendje të lirë, në procedurë të rregullt.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja lidhur me këtë rast të pazakontë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



