Prishtinë: Alarmi për bombë rezulton i rremë, mjeti i dyshuar nuk ekzistonte

Mbrëmë në lagjen “Pejton” të Prishtinës, Policia e Kosovës u njoftua për një mjet të dyshimtë.

Megjithëse, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, alarmi për bombë doli të jetë i rrejshëm.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha ai.

Alarm për bombë në qendër të Prishtinës (FOTO)

The post Prishtinë: Alarmi për bombë rezulton i rremë, mjeti i dyshuar nuk ekzistonte appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news