Prishtinë: Banori nga Shkabaj ankohet për trotuarin e prishur (VIDEO) 

Një banor nga fshati Shkabaj të Prishtinës është ankuar lidhur me gjendjen e një trotuari që, sipas tij, është lënë i pambaruar për disa javë. 

Ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, tha se kalldrëmet janë larguar nga trotuari, por punimet nuk janë vazhduar më tej, duke lënë hapësirën të papërshtatshme për këmbësorë.

Sipas tij, edhe pse është ankuar në Komunën e Prishtinës, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim. 

The post Prishtinë: Banori nga Shkabaj ankohet për trotuarin e prishur (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news